Sport

Futbollisti shqiptar shënon gol spektakolar në Turqi

Mesfushori kuqezi Endri Çekiçi ka shënuar një gol të jashtëzakonshëm në kampionatin turk.

Futbollisti shqiptar ka arritur që të gjejë golin e parë në Turqi pas aventurës shpërthyese te Ljubjana, atje ku shënonte thuajse në çdo javë. Ashtu siç e kemi përmendur në javët e fundit ka pasur një ngritje të madhe të nivelit të Çekiçit. Pavarësisht se nuk po e gjente ende rrugën e rrjetës, po e ndihmonte së tepërmi ekipin me ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe për këtë fitoi fanellën e titullarit.

Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e sotme teksa lojtari kuqezi u aktivizua nga minuta e parë ndaj Bashakshehir. Teksa shifrat ishin 0-1 në minutën e 20, Çekiçi vjen me një kryevepër. Kur të gjithë prisnin krosimin nga goditja e dënimit që ishte në një kënd të pamundur për të tentuar portën, futbollisti shqiptar arrin që ta dërgojë topin në rrjetë duke i surprizuar të gjithë. /Zeri.info

 

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi