Sport

Futbollisti shqiptar mbetet lojtar i lirë, afër t’i bashkohet klubit italian

Shumë futbollistë botëror janë zgjuar sot (1 korrik) si lojtar të lirë pas skadimit të kontratave me klubet përkatëse.

Krahas Lionel Messit i cili për herë të parë në karrierë ka mbetur pa skuadër, duke i skaduar kontrata me Barcelonën është edhe futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj.

Mbrojtësi “kuqezi” ka mbyllur aventurën e tij te Napoli dhe nga sot është lojtar i lirë.

Megjithatë, Hysaj nuk pritet të largohet nga Italia pasi sipas mediave atje, ai është shumë afër t’i bashkohet Thomas Strakoshës e Vedat Muriqit te Lazio.

27-vjeçari nga Shkodra kishte konfirmuar se do largohej nga Napoli në fund të edicionit duke mos pranuar të vazhdojë për shkak të minutazhës jo të kënaqshme.

Hysaj te Lazio do të kalojë me parametra zero.

Postime të ngjajshme
Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina