Sport

Futbollisti profesionist infektohet me Coronavirus

Rasti i parë i Coronavirusit është paraqitur edhe te një futbollist profesionist.

Sipas asaj që raportohet nga La Nazione, një lojtar që banon në provincën e Siena, që i përket një skuadre në Serie C, është gjetur pozitiv në testet për Coronavirus.

Raportohet se lojtari të dielën e kaluar nuk është paraqitur për ekipin e tij, shkaku i shëndetit jo të mirë.

Mjekët kanë vendosur t’i kryenin testet për Coronavirus, dhe në mes të natës ka mbërritur lajmi për rezultatin pozitiv, dhe në mëngjes një ambulancë e ka marrë atë për ta dërguar në departamentin e sëmundjeve infektive të Stotte di Siena.

Kujtojmë se në fundjavën e kaluar shumë ndeshje janë anuluar në Itali shkaku i Coronaviruesit, madje disa prej tyre edhe në Serie A.

Postime të ngjajshme
Sport

“Lufta” mes Giroud dhe Benzema, Griezmann mban anën e këtij lojtari

Sport

Liverpooli merr këtë vendim për Xherdan Shaqirin

Sport

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës dëshiron ta përfundojë karrierën te Prishtina

Sport

Ismet Munishi tregon se si e aktivizoi Milot Rashicën ende pa i mbushur 16 vjet