
Futbollisti më i fuqishëm në planet, Adebayo Akinfewa, i cili aktivizohet te Wyombe, njihet si tifoz i flaktë i Liverpoolit, derisa ai ka zbuluar dy futbollistë të “Të Kuqve” që mund ta sfidojnë atë në një përballje wrestlingu.
Sulmuesi i fuqishëm njihet si njëri prej futbollistëve më me fuqi në botë, derisa edhe pesha e tij është maksimale.
Duke folur për “Anfield Watch”, Akinfewa beson se Xherdan Shaqiri dhe Virgil van Dijk mund ta sfidojnë atë në një përballje wrestlingu.
“Unë mendoj se Virgil van Dijk, ai është një djalosh i madh, por nuk e di se si janë duart e tij. Natyrisht në mendjen time është ai, por edhe Xherdan Shaqiri”, ka thënë Akinfewa.
“Ai ka muskuj dhe një trup të mirë. Kështu, unë do të përballesha me të dy”, tregoi ai.