Sport

Futbollisti kryesor ndanë rrugët me Arbërinë

Dior Zabërgja, është lojtari i radhës që ka ndarë rrugët me skuadrën e Arbërisë, shkruan Gazetasheshi.com.

Mesfushori këtë e ka bërë të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij, duke theksuar se ka përfunduar kontrata e tij me dobrajasit dhe se nuk është arritur një akord për të vazhduar tutje bashkëpunimin.

Futbollisti gjithashtu ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të bëj të ditur edhe skuadrën e tij të re.

“Përmes këtij postimi ju njoftoj se më nuk jam pjesë e KF Arbëria. Kontrata ime me klubin ka përfunduar dhe tani jam lojtar i lirë. Ditëve në vazhdim do ta bëj të ditur ekipin tim të ri”, ka shkruar Zabërgja.

26 vjeçari ka qenë njëra nga figurat kyçe të “Stuhisë së Kuqe”, ku gjatë sezonit që lam pas ai është paraqitur në 31 ndeshje duke kontribuar me gjashtë gola, pesë në kampionat dhe një në Kupë.

Zabërgja me parë ka luajtur për Gjilanin, Vushtrrinë dhe së fundmi pjesë e Arbërisë. Ai gjithashtu e ka përfaqësuar Kosovën nga grupmoshat U15 deri në U21.

Postime të ngjajshme
Sport

Shaqiri pritet të kthehet në Serie A, dy skuadra të mëdha e duan futbollistin shqiptar

Sport

Përzgjedhësi i Shqipërisë U19 zbulon listën me futbollistët e ftuar për miqësoren kundër Italisë

Sport

Talenti i skuadrës gjermane i thotë “Po” Kosovës

Sport

Superkompjuteri parashikon renditjen finale në Premierligë