
Pagat e futbollistëve në krahasim me vitet e shkuara janë rritur ndjeshëm.
Një nga ish-yjet e dekadave të kaluara që vazhdon të paraqitet ende në fushë është edhe Mensur Duraku.
Ky i fundit, në një bisedë me “IndeksOnline”, tregoi edhe bisedën interesante që pati para dy vitesh me Presidentin e Ballkanit, Arsim Kabashin.
“Para dy vitesh kur isha në Onix, luajtëm miqësore me Ballkanin. Pata një bisedë me presidentin Arsim Kabashi. I thash qysh po i pagunë ti lojtartë me banesa, unë kur jam kon në top formë ta kisha lyp një kompleks (qeshet). Edhe ai u pajtua që janë rritë shumë çmimet. Nuk është niveli i futbollit që lojtartë me pas rrogën 6000-7000 euro” thotë Duraku.
Duraku po shijon vitet e fundit në karrierë tek skuadra e Dardanisë së Qyshkut, teksa trajner tashmë e ka ish-bashkëlojtarin, Haxhi Zeka.