Sport

Futbollisti kosovar: Endërroj të luajë për Kombëtaren e Shqipërisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Futbollisti kosovar, Vesel Limaj, duket se ka vendosur që të mos largohet nga Kukësi, të paktën deri në mbyllje të këtij sezoni.

Lojtari është zyrtarisht pa një kontratë me verilindorët, pasi ka bllokuar rinovimin automatik të saj, por ai ka nisur stërvitjet rregullisht me ekipin në Antalia dhe nga fjalët e tij për RTSH duket qartësisht se nuk e mendon largimin për momentin nga skuadra ku është kthyer në një nga pikat kyçe.

“Besoj se kjo përgatitje na bën mirë, na bashkon edhe si grup sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe në Turqi kemi edhe kushte të mira. Titulli kampion? Nuk është e lehtë, sepse jemi akoma në fazën e dytë. ka ende kohë por jemi në rrugën e duhur dhe besoj se do ia arrijmë qëllimit. Ky është një kampionat shumë i çuditshëm pasi nuk ka shumë dallime mes ekipeve. Ekipet kundër nesh luajnë me shumë motivim. Normalisht të luash kundër Kukësit është diçka e normalisht edhe ne duhet të motivohemi më shumë”, tha ai.

Ndërkaq, titulli nuk është objektivi i vetëm i 22-vjeçarit, i cili i ka hedhur sytë edhe fanellës kuqezi të Shqipërisë e nuk e fsheh që e ka si synim në karrierën e tij.

“Është një ëndërr të vesh fanellën kuqezi dhe shpresoj të realizohet kjo ëndërr”, theksoi Limaj.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv