Sport

Futbollisti kosovar arrin marrëveshje me skuadrën kroate

Futbollisti kosovar, Nue Nreca nesër pritet ta bëjë hapin më të madh në karrierën e tij prej futbollisti.

Djaloshi nga Gjakova, i lindur më 25 Qershor 2001, ka arritur marrëveshje me ekipin e superligës kroate, NK Hrvatski Dragovoljac.

NK Dragovoljac, me seli në Zagreb, beson tek majtaku kosovar, që së fundi djersiti fanellën e Rahovecit, ku edhe ishte një prej futbollistëve më të rëndësishëm të skuadrës e cila u promovua një division më lartë.

Burime të GazetaBlic Sport mësojnë se Nreca nesër edhe përfundimisht do ta nënshkruajë kontratën me ekipin që synon ta shfrytëzojë si trampolinë, për të kaluar më pastaj tek ndonjë klub edhe më i madh, në një ligë tjetër evropiane, pse jo edhe tek ato më elitaret.

Postime të ngjajshme
Sport

Eksperti i jep shpresë Eriksenit: Mund të luajë me një kusht

Sport

Astrit Selmani, i pari që e realizon “hat-trick” në Conference Leauge

Sport

“Bombardon” përsëri Muriqi, realizon gol të bukur në miqësore me Lazion

Sport

EKSKLUZIVE: Agon Llugiqi bëhet me ekip të ri