Sport

Futbollisti i Trepçës ’89 ofertohet nga Sturm Grazi

Mesfushori i Trepçës ’89, Milot Avdyli mund të largohet drejt Austrisë në afatin kalimtar të janarit.

18 vjeçari ka konfirmuar se dy skuadra kanë bërë ofertë por ende nuk ka asgjë konkrete.

Mediumi “Indeksonline” ka raportuar se Sturm Grazi është interesuar për shërbimet e Avdylit.

Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka është poashtu i interesuar ta shesë Avdylin nëse vjen oferta e duhur.

Drejtuesi i ekipit mitrovicas dëshiron përqindje në kartonin e futbollistit kosovar, edhe në transferimet tjera që mund të bëjë në të ardhmen.

Postime të ngjajshme
Sport

Armando Broja gjen sërish golin

Sport

Vendoset se në sa shtete do të luhen ndeshjet e Euro2021

Sport

Ibrahim Dreshaj tregon klasin e tij, asiston në golin e dytë të Heerenveeen ndaj Feyenordit

Sport

Burreli i Samuel Nikajt triumfon pastër ndaj 2 Korrikut në Durrës