
Labinot Ibrahimi ka vizituar sot ish-shokët e skuadrës tek Partizani.
Kapiteni i Arbërisë ka takuar Eraldo Cinarin dhe Egzon Belicën, të dy këta lojtar aktual të “Demave të Kuq” me të cilët edhe kishte qenë bashkëlojtar para disa vitesh, shkruan Gazeta Olle.
Futbollistët kanë bërë një fotografi së bashku të cilën e ka postuar Cinari e mëpas është ripostuar nga Ibrahimi.
“Hajt ishalla ke ardh me këmbë të mbarë” – ka shkruar mbi foto Cinari.