
Sulmuesi i FC Prishtinës, Leotrim Kryeziu ka festuar ditëlindjen e tij në Antalia të Turqisë, aty ku klubi kryeqytetas po kryen fazën përgatitore, shkruan “Zeri.info”.
Klubi kryeqytetas ka përgatitur një surprizë të këndshme për sulmuesin e tyre.
Gjatë një darke të klubit kryeqytetas në Antalia, Kryeziu është surprizuar me një tortë e përcjellur me brohoritje dhe duartrokitje nga bashkëlojtarët e tij.
Në videon e postuar nga vetë lojtari në fjalë, ai ka falenderuar të gjithë për urimet dhe në të njëjtën kohë ka falenderuar klubin e FC Prishtinës për surprizën e bërë.
Ndryshe, Leotrim Kryeziu iu bashkua “bardhekaltërve” në verën e vitit 2020.
Ditë më parë FC Prishtina u stolisë me titullin e 10-të të Superkupës së Kosovës.
https://www.facebook.com/triimi10