Sport

Futbollisti i Partizanit ka disa oferta në tavolinë

Jasir Asani ka disa oferta në tavolinë. Madje, interesimi për të nuk është vetëm nga ekipet, por dhe nga mediat e huaja. Konkretisht, nga “Fanatik” në Turqi, një prej mediave më të mëdha sportive.

Kjo e fundit flet me superlativa për Asanin, madje në një listë me 10 lojtarët më të mirë që janë pa kontrata në ligat europiane, e rendit të dytin.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se Asani e ka një ofertë nga superliga turke, por për momentin, po pret bisedimet me Partizanin, e më pas të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij. “Kontrata e sulmuesit anësor 25-vjeçar, Jasir Asanit, ka skaduar.

Asani ka bërë një paraqitje shumë të mirë me Partizanin në elitën e futbollit shqiptar, me sulmuesin e djathtë që ka shënuar 10 gola, ka asistuar 8 të tjerë në 30 ndeshje të luajtura.

Pa diskutim që do të ishte një vlerë e shtuar për ekipet që militojnë në elitën e futbollit turk. Vlera e kartonit të tij, kap shifrën e 275 mijë eurove”, shkruhet në artikullin e “Fanatik”. Asani renditet i dyti nga media turke dhe para tij, renditet vetëm Demba Darboe.

Postime të ngjajshme
Sport

Arrihet marrëveshja mes klubeve, Xhaka pritet t’i bashkohet Romës

Sport

EKSKLUZIVE: Donjet Shkodra do të transferohet te skuadra kosovare

Sport

Bislimi ende s’ka vendosur për të ardhmen, ka oferta nga Superliga e Superiorja!

Sport

Ja sa pritet të fitojë skuadra e Llapit, nëse kalon rrethin e parë të Conference League