Sport

Futbollisti i njohur nga Kosova e fton Messin te skuadra e tij, por thotë se nuk do t’ia lë gjuajtjet e lira

FC Barcelona njoftoi sonte zyrtarisht se Lionel Messi nuk do të nënshkruaj kontratën e re, shkruan Zeri.info.

Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” është lojtar i lirë që nga 1 korriku, teksa mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e tij.

E për një ftesë interesante është përkujdesur futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Mensur Duraku.

Futbollisti pejan e ka ftuar Messin t’i bashkohet atij te KF Rilindja, por duke theksuar se gjuajtjet e lira nuk do t’ia lë argjentinasit.

Postimi i plotë nga Duraku (pa ndërhyrje):

“Hajde KF Rilindja baboo veq gjuajtjet e lira nuk ti lo dije”.

Ndryshe, Mensur Duraku njihet edhe si një fans i flaktë i Lionel Messit.

Postime të ngjajshme
Sport

Tetë pjesëmarrës nga Kosova do të vijojnë kursin evropian për administratorë sporti

Sport

Suedi – Kosovë, për vetëm tri orë rekord i shitjeve të biletave

Sport

Caktohen gjyqtarët për javën e katërt në Ligën e Parë

Sport

Delegohen gjyqtarët për xhiron e 5-të, Çaka përsëri në kryendeshje