Sport

Futbollisti i Kosovës pozon me fanellën e Tiranës

Kosova sot zhvillon një ndeshje miqësore me San Marinon, sfidë kjo që nis nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet shkruan Demokracia.com

Ndonëse trajneri Bernard Challandes, këtë herë ka bërë disa ndryshime në listë duke ftuar futbollistë të rinj, gjithsesi ai rezervoi vendin për disa yje e në mesin e tyre edhe për futbollistin e Torinos, Mërgim Vojvoda.

Ai pritet t’i ndihmojë Kosovë në dy ndeshjet e qershorit me San Marinon dhe Maltën.

Gjithsesi, atmosfera në ekipin kombëtar duket e mirë derisa edhe shoqëria është në nivel. Vojvoda sot ka postuar një fotografi në instagram me portierin e Kosovës dhe Tiranës, Visar Bekaj.

Një detaj interesant është se Vojvoda mban të veshur fanellën e Tiranës dhe duket se këtë e ka dhuratë kjo nga Visar Bekaj.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria