Sport

Futbollisti i Kosovës po shkëlqen në kampionatin rumun, futet në formacionin e javës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Paraqitjet e mira, asistimet dhe organizimi i lojës si pjesë e “trurit” të skuadrës rumune Politehnika pasi në Kampionatin elitar të Futbollit rumun, kanë bërë që futbollisti nga Skenderaj, Florian Loshaj të hyjë në njëmbëdhjetëshin e javës së 6-të të këtij edicioni.

Si dihet Loshaj, që më herët ka qenë pjesë e Genkut belg, ndërsa më pas edhe skuadrave holandeze Roda e Mastchiht, sivjet ka kaluar në kampionatin rumun, ku po tregon formë të lartë, si titullar i rregullt, organizatori kryesor i lojës pro edhe shënues.

Ai në 6 paraqitjet e deritashme në kampionatin rumun për skuadrën e tij Politehnik Iasi ka shënuar dy gola vendimtar në fitoret e skuadrës së vet në përballje me Cluj dhe Steaua.

Loshaj, ka qenë pjesë e U-21 të Kosovës në garat e shkuara kualifikuese nën urdhrat e trajnerit të njohur mitrovicas Rafet Prekazi, ndërkohë që po vazhdon të dëshmohet dhe imponohet edhe për përfaqësuesen e Kosovës.

Ai është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e deritashme në kampionatin rumun, ndërkohë që premton lojëra edhe më të mira në të ardhmen.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv