Sport

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare mund të kalojë te Liverpooli

Elseid Hysajt i përfundon kontrata me Napolin më 30 qershor dhe është në kërkim të një ekipi të ri për të vazhduar karrierën.

Interesimet në drejtim të mbrojtësit shkodran nuk mungojnë, teksa së fundmi në Angli thuhet se në gjurmët e lojtarit është vendosur edhe Liverpooli.

Këta të fundit janë në kërkim të një mbrojtësi krahu më eksperiencë si zëvendësues dhe drejtuesit kanë hedhur sytë nga Hysaj.

Për mbrojtësin e Kombëtares, Liverpooli kishte shfaqur interes edhe në verën e 2018-ës sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, por një marrëveshje asokohe nuk u arrit.

Tashmë që Hysajn mund ta marrin falas, te Liverpooli po mendojnë lëvizjen për ta marrë shqiptarin në “Anfield”, për ta vënë nën urdhrat e Kloppit.

Në mediat italiane, kohët e fundit flitet edhe mbi një interesim të Lazios për 27-vjeçarin, si një dëshirë e madhe e trajnerit të ri, Maurizio Sarri, i cili e ka pasur nën urdhrat e tij te Empoli dhe te Napoli.

Postime të ngjajshme
Sport

Ndryshohet orari i ndeshjes së Dritës, ja kur luan me Deçiqin

Sport

Kodraliu largohet nga KEK-u

Sport

Prishtina me një mungesë të madhe për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve

Sport

Nexhipi ‘transferon’ super futbollistin te Ballkani!