.
Sport

Futbollisti i Dritës pritet të operohet, luajti 60 minuta me dorë të thyer ndaj Prishtinës

Një kapiten asnjëherë nuk i lë në baltë shokët e skuadrës pa marrë parasysh situatën në të cilën ndodhet dhe kështu ndodhi edhe të dielën me kapitenin e Dritës, Ardian Limanin.

Kapiteni i Dritës pati një duel me mbrojtësin vendas Atanda, ku e kishte thyer dorën, por që ka vazhduar ndeshjen.

Në minutën e 32-të Limani theu dorën në duel me Atandan, por duke parë rëndësinë e madhe të ndeshjes ai vazhdoi të luante deri në fund të takimit.

Gazeta Olle ka kontaktuar kapitenin gjilanas, i cili ka konfirmuar se tani ka në gips dorën dhe pritet të futet në operim.

Limani do të jetë mungesa e madhe e Dritës këtë fundjavë në ndeshjen ndaj Ulpianës.

‘Gjatë duelit me Atandan kam thyer dorën, mirëpo kam vendosur të luaj pasi mjekët intervenuan në fushë, duke parë edhe rëndësinë e ndeshjes’.

‘Tani kam kryer kontrollet dhe sipas të gjitha gjasave duhet t’i nënshtrohem operimit’, ka thënë Limani.

Kujtojmë që Limani është duke kaluar nëpër një formë fantastike dhe pa dyshim është lojtari më i rëndësishëm i Dritës ndër vite.

Drita do të pres Ulpianën në duelin e fundit të stinorit vjeshtor në Superligë.

Related posts
LajmeSport

Këshilltarja e re e Kurtit paralajmëron themelimin e Zyrës për Luginë

Sport

Ky pritet të jetë pasuesi i Nagelsmann te Bayerni

Sport

Kaos në Itali, katër klube ndryshojnë trajnerët brenda një dite

Sport

Merkato e dimrit nuk ka përfunduar për Prishtinën, paralajmërojnë ardhje të reja në ditët e fundit të afatit