Sport

Futbollisti i befason të gjithë, i propozon të dashurës së tij në fushë pas ndeshjes

Fushat e futbollit në disa raste kanë qenë vende speciale ku futbolldashësit ose futbollistët kanë bërë propozime për martesë të dashurave të tyre.

Një e fundit ka ndodhur me mesfushorin e Minesota Unitedit në elitën e futbollit amerikan.

Hasani Dotson, futbollisti i Minesotas i ka propozuar të dashurës së tij për martesë në fushë pas barazimit 2-2 ndaj San Jozes.

Veprimi i 23-vjeçarit befasoi të pranishmit në tribuna të cilët filluan të duartrokasin, teksa nuk kursyen as brohoritjet.

Me të përfunduar takimi, Dotson shkoi pranë të dashurës së tij në fushë, nxori unazën u ul në gjunjë dhe i propozoi për martesë.

Ajo nuk vonoi shumë dhe i tha “Po”, duke fituar duartrokitjet e të gjithë të pranishëm në stadium.

Ky ishte momenti:

https://www.facebook.com/100044187438640/videos/1703495383182239

Postime të ngjajshme
Sport

Liverpool gati kontrata e reja për 6 yjet e tyre, disa nuk janë në listë

Sport

Zyrtare: Rahoveci prezanton përforcimin e ri i cili vjen nga Llapi

Sport

Zyrtare: Futbollisti shqiptar largohet nga Prishtina

Sport

Muriqi flet rreth së ardhmes së tij