Sport

Futbollisti i Atletico Madrid dënohet për “bastore”, mungon ndaj Chelsat

Dhjetë javë skualifikim e 70 mijë stërlina gjobë.Ky është dënimi që ka ardhur për Kieran Trippier, i cili përfundoi nën hetim nga Football Association (FA), në majin e kaluar, për sjellje të keqe me akuzën se ka thyer rregulloren në lidhje me bastet për transferimin e tij nga Tottenham tek Atletico Madrid në korrik 2019. Simeone do të humbasë kështu mbrojtësin e djathtë anglez deri në fillim të marsit.

Vërtetë një surprizë e hidhur poshtë pemës së Krishtlindjes për Trippier e për Atletico Madrid.Simeone duhet të bëjë pa të për 11 ndeshje të kampionatit e për vajtjen e 1/8 të Champions League kundër Chelsea: mund të zbresë në fushë duke filluar nga derbi me Real në 7 mars 2021.

30 vjecari anglez, që është deklaruar gjithnjë i pafajshëm e ka bashkëpunuar me FA, mund të ngushëllohet me faktin se nuk ka marrë të njëjtin dënim si bashkëkombasi i tij Daniel Sturridge, që në marsin e kaluar u pezullua për 4 muaj për të njëjtën thyerje.

Postime të ngjajshme
Sport

Tifozët befasojnë Arbërinë midis Turqisë, ja çfarë ndodhi

Sport

Arsenali në bisedime me super talentin e gjigantit spanjoll

Sport

Futbollisti i Feronikelit rikthehet pas shtatë muajve në fushën e blertë!

Sport

Gjilani cakton një miqësore, luan kundër kësaj skuadre