Sport

Futbollisti brazilian përforcon Ulpianën për edicionin e ri

Iran da Coinceiçao, sezonin e ardhshëm nuk do t’a mbaj fanellën e kampionëve të Shqipërisë.

Ish-mesfushori i Teutës, Iran da Coinceiçao ka përfunduar në shënjestrën e klubit lipjanas pas paraqitjeve mbresëlënëse që pati sezonin e kaluar, përcjell Ulpianapress.

Intersimin për ish-mesfushorin e Sau Paulos dhe disa klube te njohura braziliane kishin shfaqur skuadra të njohura të Superiores dhe Superligës, mirëpo 25-vjeçari ka bërë zgjedhjen e tij.

Ai sot është prezantuar nga drejtori sportiv i bardhekaltërve, Enver Duriqi duke firmosur kontratën me ‘qytetarët’ e cila atë e mban në “Sami Kelmendi” për një vit me mundësi vazhdimi.

Iran da Coinceçao në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e klubeve me të madha braziliane si Sau Paulo për katër vite, America MG gjithashtu për katër vite, kurse në Juventus ka qëndruar për dy vite.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani në bisedime të avancuara me futbollistin e njohur, pritet vetëm edhe firma

Sport

Drita shpërthen ‘bombën’, zyrtarizon transferimin e radhes

Sport

Munishi e uron emërimin e Begollit si trajneri i Vëllaznimit

Sport

Ja në sa ora do të parakalojnë në sheshin “Nënta Tereza” xhudistet kosovare