Sport

Futbollistët padisin klubet në FFK për borxhe, Prishtina, Drenica, Feronikeli, Arbëria e Besa në procedurë

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar të gjitha kërkesat e lojtarëve drejtuar FFK-së për shlyerjen e obligimeve financiare nga klubet.

Mbi 20 lojtarë dhe trajnerë kanë deponuar ankesat e tyre në organin më të lartë futbollistik në vend, teksa në mesin e shumë klubeve janë edhe ato elitare si Drenica, Besa, Feronikeli dhe Prishtina.

Drenica kryeson listën e borxhlinjëve, me ç’rast shtatë ish-lojtarë të saj kanë deponuar ankesa për shlyerje të borxhit.

Me numër të madh është edhe Ferizaj.

Tek Prishtina janë treshja: Armend Thaçi, Diar Miftaraj dhe Ahmed Januzaj, që po e kërkojnë borxhin.

Tek tri herë kampioni i Kosovës, Feronikeli, sulmuesi Kastriot Rexha dhe ish-trajneri malazez, Dejan Vukicevic, kanë deponuar letrat në FFK.

Ndaj të gjitha klubeve është inicuar procedurë disiplinore.

LISTA E KËRKESAVE DHE PROCEDURAVE DISIPLINORE

KF DRENICA ; nga Skënderaj për mos përmbushjen e obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Argjend Bardhi , kontrata numër; 447/19 datë 30.01.2019

– Edon Pasoma , kontrata numër ; 25/19, datë 19.07.2019

– Edmond Turku , kontrata numër ; 800/20 datë 30.01.2020

– Hasan Hyseni ,kontrata numër ; 549/19 datë 19.07.2019

– Diar Mustafa , kontrata numër ; 21/19 e datës 19.07.2019

– Armend Abazi, kontrata numër 26/19 e datës 19.07.2019

– Perparim Osmani, kontrata numër ; 569/10 e datës 08.08.2019

KF FERIZAJ ; nga Ferizaj për mos përmbushje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Alban Rexhepi, kontrata numër 105/19 e datës 20.08.2019

– Qendrim Dautaj , kontrata numër 314/18 e datë 24.08.2018

– Egzon Shabani, kontrata numër 746/19 e datës 21.08.2019

– Fatih karahoda, kontrata numër ; 711/19 e datës 16.08.2019

– Egzon Hyseni, kontrata numër ; 708/19 e datës 16.08.2019

– Behar Bardhi, kontrata num♪7r ; 709 e datës 16.08.2019

– Taulant Dajaku, kontrata numër; 710/19 e datës, 16.08.2019

– Dardan Çerkini, kontrata numër ; 744/19 e datës 21.08.2019

– Dardan Jashari, kontrata numër ; 702/19 e datës 16.08.2019

FC PRISHTINA ; nga Prishtina për mos përmbushje të obligimeve ( pagave për lojtarët;
– Ahmet Jonuzi, kontrata numër ; ; 515/19 e datës 13.06.2019

– Diar Miftari, kontrata numër; 517/19 e datës 13.06.2019

– Armend Thaqi, kontrata numër; 196/19 e datës 16.08.2019

FC BESA ; nga Peja , për mos përmbushje të obligimeve ( pagave ) për lojtarë dhe trajner

– Gentian Mazrekaj, kontrata numër ; 743 e datës 21.08.2019

– Visar Sahiti, kontrata numër ; 676 e datës 16.08.2019

– Miftar Rama – trajner, kontrata pa nr. Datë 22.07.2019

– Eugen Rafuna, kontrata numër ; 673/19 e datës 16.08.2019

KF FERONIKELI ; nga Drenasi , për mos përmbushje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Kastriot Rexha, kontrata numër; 342/18 e dates 23.10.2018

– Dejan Vukiqeviq – trajner, kontrata numer; __ ( shkrimi në gjuhën shqipe i pa lexuar )

KF FLAMURTARI ; nga Prishtina për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Festim Krasniqi, kontrata numër 657/1 e datës 05.08.2019

– Altin Lloga, kontrata numër; 790/20 e datës 30.01.2020

– Flamur Neziri, kontrata numër pn; datë 20.06.2018

KF DUKAGJINI ; nga Klina , për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtaret;
– Blendi Memaj, kontrata numër; 812/20 e datës 31.01.2020

– Ilir Mustafa, kontrata numër; 616 e datës 14.08.2019

– Diellor Beseni , kontrata numër ; ____________________

FC VUSHTRRIA ; nga Vushtrria për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtarin;
– Bajram Zuqaku, kontrata numër; 579/10 e datës 13.08.2019

KF TREPÇA ; nga Mitrovica, për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtarin;
– Veton Shabani, kontrata numër 715/19 e datës 19.08.2019

KF ARBERIA ; nga Dobraja, për mos kryerje të obligimeve ( pagave ) për lojtarin;
– Enis Ukelli, kontrata numër 739/19 e datës 21.08.2019

Obligohen klubet e futbollit të lartëshënuara (në procedurë të hapur disiplinore) që për komisionin disiplinor të ofrojnë prova lidhur me kryerje e obligimeve për lojtaret në ankimim. Afati datë ; 15.10.2020, në të kundërten do të aplikohet neni 69 paragrafi 1 pika a dhe paragrafi 2 pika c (nëse lojtari është nën kontratë me klubin që nuk ka kryer obligimet).

KëSHILLA JURIDIKE

Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar komisionit disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin kohor prej; 8 ( tetë ) ditëve , nga data e sjelljës së vendimit datë 02.10.2020 – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.

Prishtinë, datë 02.10.2020 Komisioni disiplinor – shkalla e parë, kryetari; Met Çeku.

Postime të ngjajshme
Sport

ZYRTARE: Publikohet renditja e re e FIFA-s, kjo është pozita e Kosovës

Sport

Trajneri spanjoll drejton Kosovën për ndeshjet ndaj Malit të Zi dhe Suedisë

Sport

“Cima” ka një dedikim për Munishin dhe lojtarët

Sport

Sonte fillon faza e grupeve e Europa League, na presin sfida shumë interesante