Sport

Futbollistët e Superligës “pushtojnë” Stambollin, ylli i Prishtinës i bënë pushimet në New York

Aktualisht i gjithë futbolli kosovar është në pushim, me fazën vjeshtore që ka përfunduar dhe klubet që nuk kanë filluar akoma fazën përgatitore për stinorin pranveror, shkruan Gazeta Olle.

Disa prej skuadrave kanë treguar që fillimi i janarit do të jetë edhe koha kur futbollistët do t’i bashkohen skuadrave për të filluar stërvitjet.

E ky pushim ka ardhur në kohën më të mirë për futbollistët, të cilët pas një kalendari të ngjeshur me ndeshje çdo 3-4 ditë mund që më në fund të relaksohen dhe të kalojnë kohë të mirë me familjet e tyre.

Stambolli po del të jetë lokacioni i preferuar për pushimet e futbollistëve.

Ahmet Haliti, Albert Dabiqaj, Yll Hoxha, Edon Zeqiri dhe Festim Alidema janë disa ndër yjet e Superligës që kanë vizituar atraksionin turistik turk në këto ditë të pushimit.

Lojtari i krahut tek Prishtina, Leonit Abazi ka vendosur që të ikë fare nga Evropa, për të kaluar kështu festat në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

E pak më afër se të tjerët pushimet kanë vendosur t’i kalojnë Arbër Prekazi dhe Besmir Bojku të cilët po qëndrojnë në Shqipëri.

Më poshtë disa prej fotografive që futbollistët i kanë po

stuar në instagram:

Postime të ngjajshme
Sport

Trepça ’89, shembull për ekipet tjera në biznesin e transferimeve

Sport

Allegri rikthehet në Serie A, arrin marrëveshje me këtë klub

Sport

Futbollisti i Prishtinës surprizohet për ditëlindje në Antalia

Sport

Portieri kroat rrëfehet për përvojën e re te Llapi