Sport

Futbolli evropian ka në program ndeshje interesante

Futbolli në top 5 ligat evropiane ka disa ndeshje interesante në program sot (e shtune), shkruan Zeri.info.

Në Spanjë sot do të zhvillohet finalja e Kupës (Copa Del Rey) e edicionit 2020/21, pasi që e sezonit të kaluar u luajt javën e kaluar, duke u shpallur kampion Real Sociedad.

Për dallim prej finalës së javës së kaluar sot në finale nuk do të jetë fituesi, por finalisti Athletico Bilbao që do të takohet më Barcelonën.

Barcelona është skuadra me më së shumti tituj të fituar të Kupës në Spanjë, që ka fituar 30 sosh.

Athletico Bilbao nuk qëndron keq në këtë kompeticion, pasi që menjëherë pas Blaugranëve ka më së shumti tituj 23 dhe gjendet mbi gjigantin Real Madrid që ka 19-të.

Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë me fillim nga ora 21:30.

La liga ndeshjet e javës do t’i zhvillojë nesër (e dielë), pasi që vëmendja do të jetë në finalen e Kupës.

Përpos Spanjës, edhe në Angli do të luhet ndeshje e Kupës.

Chelsea do të luajë në gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në kuadër të Kupës Fa.

Gjysmëfinalet e kësaj Kupës dihet se luhen në stadiumin madhështor “Wembley” dhe fillon nga ora 18:30.

Ndërsa në Premierligë do të luhen dy ndeshje:

Newcastle United – West Ham United 13:30

Wolverhampton Wanderes – Sheffield United 21:15.

Futbolli Italian në program ka katër ndeshje të xhiros së 31-të:

Crotone – Udinese 15:00

Sampdoria – Hellas Verona 15:00

Sassuolo – Fiorentina 18:00

Cagliari – Parma 20:45.

Bundesliga gjermane xhiron e 29-të e ka filluar dje (e premte) me përballjen Leipzig dhe Hoffenheim që përfundoi pa fitues 0-0.

Bayern Munich do të ballafaqohet me Wolfsburgun dhe pas eliminim nga PSG në Ligën e Kampionëve do të fokusohet që të fitojë ligën.

“Bavarezët” janë lider të Bundesligës me 65 pikë të grumbulluara, ndërsa Wolfsburgu që ka një edicion befasues gjendet në pozitën e tretë me 54 pikë do luftojë deri në fund për të siguruar një pozitë për plasman në Ligën e Kampionëve.

Ndeshje e Bundesligës në program për sot:

Augsburg – Arminia Bielefeld 15:30

Borussia Monchengladbach – Eintracht Frankfurt 15:30

Freiburg – Schalke 04 15:30

Union Berlin – Stuttgart 15:30

Wolfsburg – Bayern Munich 15:30

Bayer Leverkusen – Koln 18:30.

Elita e futbollit francez Ligue 1 sot (e shtune) do ketë dy ndeshje që do të zhvillohen:

Angers – Rennes 12:45

Marseille – Lorient 17:00.

Postime të ngjajshme
Sport

Kjo do të jetë përballja e zjarrtë e “Play-off”-it për inkuadrim në Superligë

Sport

Këto dy skuadra bien nga Liga e Parë

Sport

Liga e Parë: Këto dy skuadra përmbyllin sezonin fantastik me inkuadrim në Superligë, ndërsa këto janë dy skuadrat që bien

Sport

Liga e Parë: Rezultatet momentale