Sport

“Futbolli është në rrezik, mos guxoni të ndalni kampionatin”

Drejtori Ekzekutiv i Bayernit të Mynihut, Karl-Heinz Rummenigge, bën thirrje për të mos ndalur kampionatin, pasi futbolli është në rrezik. Admistratori i deleguar i klubit bavarez është tepër i shqetësuar për situatën dhe 65-vjecari nga Westfalia nuk përjashton mundësinë që Bayerni ta mbyllë bilancin për herë të parë me humbje. Duke patur parasysh numrin e madh të golave apo dhe ecurinë e ndeshjeve, “Kalle” druhet se nëse nuk hapen me shpejtësi stadiumet, njerëzit do të fillojnë të përshtaten duke i ndjekur takimet në shtëpi, nga ekrani.

Apeli që bën Rummenigge te gazeta më e shitur në Europë “Bild”, është i qartë. “Askush të mos guxojë të ndalë kampionatin!” Drejtuesi i lartë i Bayernit beson se me një situatë të tillë shumë klube në Gjermani dhe jashtë vendit teuton do të rrezikonin falimentimin. Nëse gjërat do të përshkallëzohen sipas tij do të zhdukeshin shumë klube dhe do të bëhej vërtet shumë e vështirë që Bundesliga të vijonte me po të njëjtin format.

Karl–Heinz Rummenigge ishte presidenti i Shoqatës së Klubeve të Eu0ropës ECA, përpara se me këtë funksion të ngarkohej presidenti aktual i Juventusit, Andrea Agnelli. 65-vjeçari është i shqetësuar për të ardhmen e këtij sporti. “Kalle” shpjegoi se klubet janë rikthyer për të bërë pagesat e plota, megjithatë ai pranoi se të gjithë po përpiqen dhe po sakrifikojnë vërtet shumë për të mundësuar diçka të tillë.Karl–Heinz Rummenigge nuk e përjashtoi mundësinë që për herë të parë në karrierën e tij 19-vjeçare si administrator i deleguar Bayerni ta mbyllë bilancin me humbje. Një deklaratë e tillë, tepër e sinqertë, bën përshtypje në një kohë të tillë, sidomos duke patur parasysh që sezonin e shkuar ekipi bavarez fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë e Champions League-n dhe pati përfitime shumë të mëdha në aspektin ekonomik.

Bajerni i Mynihut e mbylli merkaton me një pasiv prej vetëm 40 milionë eurosh, e megjithatë Rummenigge druhet shumë për të ardhmen. Në Gjermani stadiumet janë hapur pjesërisht prej një muaji, sidoqoftë Bayerni është i shtrënguar për ta mbajtur të kyçur impiantin “Allianz Arena” të paktën deri më datën 21 nëntor, kur në kalendar është programuar dueli me një ekip si Werder Bremen dhe një vendim i tillë natyrisht që e dëmton akoma më shumë klubin bavarez në aspektin ekonomik.Sipas “Kalle”-s, mbajtja mbyllur e stadiumit “Allianz Arena” për gjithë vitin 2020, për shkak të pandemisë së Koronavirusit, ka ulur përfitimet e Bayernit në masën 100 milionë euro, ndërkohë në Evropë ai mendon se po për të njëjtën kohë klubet me emër kanë humbur në këtë drejtim nga 50 deri në 200 milionë euro.

Drejtori ekzekutiv këmbënguli duke shtuar se nuk është i aftë për të thënë me saktësi se edhe për sa kohë do të jetë në gjendje për të duruar futbolli një situatë të tillë. Në të gjithë kompeticionet numri i lojtarëve të infektuar po rritet dita – ditës dhe zhvillimi normal i ndeshjeve po vihet në dyshim, megjithatë Rummenigge nuk do ta marrë fare në konsideratë mundësinë e shtyrjes së kampionateve.65-vjeçari mendon se përshkallëzimi i situatës do t’i shtrëngonte drejtuesit për të ndryshuar formatin e kampionateve, por mbi të gjitha zhvillimi i ndeshjeve rrezikon që t’i çmësojë fansat e shumtë dhe të influencojë në ndryshimin e kulturës futbollistike, duke i orientuar të pasionuarit e këtij sporti më shumë drejt ndjekjes së ndeshjeve nga shtëpia, nëpërmjet ekranit të televizorit. Përgatiti: Alked Gjebrea, SuperSport

Postime të ngjajshme
Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin

Sport

Formacionet zyrtare: Arsenal - Leicester City

Sport

Bernard Berisha shënon një supergol