Sport

Futboll me “bollëk”, këto janë ndeshjet miqësore që zhvillohen sonte

Në vazhdën e parapërgatitjeve të fundit para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro2020”, kombëtaret po aranzhojnë ndeshje miqësore.

Sonte në program janë plotë 10 ndeshje kontrolluese, shkruan Demokracia.com.

Vëmendja më e madhe është te kombëtaret që kanë synim trofeun e “Euro2020”.

Anglia dhe Austria është njëra nga ndeshjet miqësore që zhvillohet në stadiumin “Riverside Stadium”.

 

Takim tjetër interesant është edhe ajo në mes Francës e Uellsit në qytetin e Nices.

Ndërkohë edhe Gjermania sonte do të luajë një takim kontrollues me kundërshtar Danimarkën.

Tri përballjet në fjalë zhvillohen me fillim nga ora 21:00, ndërkohë 15 minuta më herët Kombëtarja e Holandës sfidohet nga Skocia.

Kujtojmë se Kampionati Evropian i futbollit fillon më 11 qershor me takimin e parë në “Olimpico” në mes Turqisë dhe Italisë.

Postime të ngjajshme
Sport

Benit Ferizi vazhdon me skuadrën e SC Besiana Internacional

Sport

Rashica në Premierligë, vjen reagimi i Munishit

Sport

Prezantimi i veçantë i Milot Rashicës te Norwichi me flamur të Kosovës

Sport

Zbulohet shuma e transferimit të Rashicës në Premierligë, kjo është shuma që përfiton ish-klubi i tij, Vushtrria