Sport

Fusha sportive në Prishtinë “vishet” me fanellën e Fadil Vokrrit

Një fushë sportive në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ditën e sotme mori një pamje të re.

Fusha e kësaj lagje u mbulua me fanellën e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit përmes një punimi artistik, shkruan Demokracia.com.

Këtë e ka bërë të ditur djali i ish-presidentit të ndjerë të FFK-së, Gramoz Vokrri që ishte i ftuar nga drejtoria e sportit në kryeqytet.

“Isha i mahnitur me këtë punim artistik të fushës, i cili e nderon figurën e Fadil Vokrrit. Me shpresën që projekte të tilla të frymezojnë gjeneratat e reja në drejtim të sportit në përgjithësi”, ka shkruar Gramoz Vokrri në llogarinë e tij në Facebook.

https://www.facebook.com/gramoz.vokrri/posts/10165345802825244

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar