Sport

Fusha në stadiumin e Ferizajt merr pamje fantastike, ja kur pritet të përfundojnë punimet

Po vazhdohet puna intensive në Stadiumin e Qytetit në Ferizaj.

Klubi ferizajas ka njoftuar se punimet në stadium po vazhdojnë dhe gjithçka pritet të jetë e gatshme për ndeshjen e radhës kampionale ndaj Arbërisë, shkruan Gazeta Olle.

Përmes disa fotove të publikuara shihet se fusha tashmë ka marrë një pamje fantastike pas ndërrimit të barit.

“Pamje nga punimet në stadiumin e qytetit, ku pas dy ditësh pritën të përfundojnë punimet dhe të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kampionale, ndaj KF Arbërisë”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kujtojmë se Ferizaj gjendet në vendin e parë në Grupin B të Ligës së Parë, me 24 pikë të mbledhura pas 13 javësh.

Postime të ngjajshme
Sport

17 futbollistë rezultojnë pozitiv me Covid, skuadra portugeze futet në fushë me nëntë lojtarë

Sport

Mbyllet pa gola pjesa e parë mes Villarreal dhe Barcelonës, por Depay humbet një shans të artë

Sport

Formacionet zyrtare: Villarreal - Barcelona

Sport

Vushtrria kampion vjeshtor në prag të 100 vjetorit të klubit, ja si e festuan fitoren e sotme