
Ndeshja e cila është e paraparë për t’u zhvilluar këtë vit në kategorinë e rëndë të WBC në boks, ndërmjet dy boksierëve britanik, Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas është ndezur qysh në fillim të vitit, përcjell “Zeri.info”.
Tyson Fury ka provokuar Anthony Joshuan duke thënë se ai është gënjeshtar dhe ka shtuar se i ka shikuar të gjithë duelet e Joshuas.
Fury ka potencuar se do të shohim nëse Joshua ka kurajo të duelojë dhe të provojë fitoren ndaj tij.
“I kam parë të gjitha duelet e tij, nuk e kam parë ndonjëherë t’i heqë kokën nga shpatullat e tij. Ai është një gënjeshtar. Të shohim nëse ka kurajo të duelojë dhe të provojë të fitojë ndaj meje”, ka thënë Fury në një intervistë.
Ende nuk është vendosur ndonjë datë e saktë për meçin e shumë pritur nga adhuruesit e këtij sporti.