Lajme

FSK, ndihmon 21 Komuna me pajisje mbrojtëse për Covid-19

Ministria e Mbrojtjes e Republikës se Kosovës organizon aktivitetin e dorëzimit të donacionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me pajisje mbrojtëse për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndihmoj 21 Komuna  me pajisje mbrojtëse për Covid-19,  mjete këto nga donacioni i shtetit Gjerman dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në aktin e dorëzimit të këtij donacioni do të jenë të pranishëm Zëvendës Komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, Drejtori i QMFSK, Shkëlzen Syla dhe gjeneral brigade Frank Best drejtor  i NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s).

Ceremonia do të mbahet sot në ambientet e Qendrës Kryesore të  Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, rruga “Afrim Zhitia”. 

Postime të ngjajshme
Lajme

Fondacioni i Labit dhuron 10.000 mijë euro për boca të oksigjenit!

Lajme

Nuk vuante nga asnjë sëmundje, ky është shqiptari 37-vjeçar që sot i mori jetën Covidi

Lajme

Milaim Zeka: Këto janë informacionet e mia për presidentin e ri dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme!

Lajme

Ia huq Haki Abazi: Mendon se Prapashtica ndodhet në Podujevë