Sport

FSHF zbulon emrat e legjendave të futbollit që do të jenë sot prezent në ndeshjen Kosovë-Shqipëri

Veteranët e futbollit të Kosovës dhe Shqipërisë do të zhvillojnë një miqësore me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Ndeshja miqësore mes ish-futbollistëve të të dyja vendeve do të luhet të martën më 16 shkurt 2021 në orën 12:00 në stadiumin e KF 2 Korrikut.

Federata Shqiptare e Futbollit në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës ka bërë të mundur organizimin e kësaj ndeshjeje, që do të shohë të zbresin në fushë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit të dy vendeve tona në këtë sfidë simbolike.

Në listën e lojtarëve të ftuar për këtë̈ ndeshje në radhët e kuqezinjve janë emra si Blendi Nallbani, Artur Lekbello, Elvin Beqiri, Nevil Dede, Ervin Fakaj, Ansi Agolli, Armend Dallku, Debatik Curri, Klodjan Duro, Altin Lala, Alban Bushi, Erjon Bogdani, Agustin Kola, Bedri Omuri, Ardjan Aliaj, Afrim Tole, Altin Haxhi, Geri Çipi, Hysen Zmijani, Redi Jupi apo Skënder Gega, ndërkohë që në stol do të jenë dy emra të tjerë të mëdhenj Sulejman Mema dhe Sulejman Demollari.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia apo edhe impenjimeve personale një pjesë e ish-futbollistëve të Kombëtares të kontaktuar nga FSHF për këtë ndeshje e kanë pasur të pamundur pjesëmarrjen.

Lista emërore e ekipit kombëtar të veteranëve për ndeshjen miqësore.

Postime të ngjajshme
Sport

Krasniqi flet për golat e tij me Prishtinën: Shpresoj të vazhdojë në këtë mënyrë

Sport

Barcelona vazhdon shkëlqimin, fitore komode në udhëtim te Osasuna

Sport

Juventusi fiton ndaj Lazios

Sport

Selmani reagon pas rastit të dyshimtë në ndeshje ndaj Prishtinës