.
Lajme

Fronti i ftohtë ajror po depërton në Kosovë, sjellë reshje bore e shiu

Një front i dobët i ftohtë ajror po depërton në Kosovë dhe rajon dhe kjo shihet edhe nga vranësirat që kanë përfshirë vendin. Pas një paraditeje me rreze diellore tani kemi mot kryesisht të vranët.

Fronti pritet të sjellë edhe reshje kalimtare shiu e bore. Riga lokale shiu priten nëpër disa ultësira dhe fjolla bore në viset pak më të larta. Në mbrëmje priten fjolla bore në shumë pjesë të vendit, ndërsa reshje pak më intensive bore priten në perëndim të Maqedonisë së Veriut dhe sidomos në juglindje të Shqipërisë. Në perëndim dhe qendër të Shqipërisë priten riga lokale shiu, ndërsa fjolla bore mund të ketë vende-vende edhe në jug të vendit.

Edhe ky front llogaritet i dobët, për shkak se nuk do të kushtëzojë reshje të mëdha dhe as reshje gjithëpërfshirëse. Në orët vijuese pritet të ketë fuqizim të përkohshëm të erërave veriore dhe veriperëndimore por nuk pritet asgjë esktreme. Këto erëra pritet të kushtëzojnë ulje të temperaturave.

Nesër na pret mot pak më i ftohtë si pasojë e mbetjes së ajrit të ftohtë nga po ky front i dobët i ftohtë ajror. Priten vranësira, por edhe shumë intervae kohore me diell, ngase pas frontit do të kemi menjëherë fuqizimin e antciklonit, megjithatë në Kosovë ende priten reshje sporadike bore.

Të dielën dhe të hënën rritje graduale e temperaturave dhe stabilizim i motit. Të martën na pret mot dimëror me reshje bore. Vende-vende priten reshje të dendura bore./MeteoBallkan

Related posts
Lajme

Vehbi Kajtazi: Gucati e Haradinaj e kanë merituar dënimin

Lajme

Ky është 18-vjeçari që vodhi ‘Mercedes G Class’ në Istog, pronari e ndoqi derisa e kapi

Lajme

Pse Millo Gjukanoviq nuk e vizitoi kurrë Kosovën? Ja përgjigjia e tij

Lajme

Leonora Jakupi pas dënimit të Gucatit e Haradinajt: Ju që e votuat Gjykatën Speciale ju thaftë dora