Sport

Frenkie de Jong po shkëlqen te Barcelona, vendos rekord të pasimeve ndaj Betisit

Barcelona ndonëse me vështirësi ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Real Betisi të dielën (dje), shkruan “Zeri.info”.

“Katalunasit” fituan 2:3 në një ndeshje ku fitorja u vendos tre minuta para fundit.

E në këtë takim u dallua edhe mesfushori holandez, Frenkie de Jong që u inkuadrua në minutën e 12-të.

De Jong kompletoi 81 pasime gjatë minutave sa ishte në fushën e blertë dhe kjo ishte hera e parë që një zëvendësues regjistron 100 përqind të saktësisë së pasimeve në La Liga që nga edicioni 2005/2006.

Holandezi u transferua te Barcelona nga Ajaxi dhe këtë sezon ka luajtur në 21 ndeshje duke shënuar tri gola.

Postime të ngjajshme
Sport

Tigrat e Zi kërkojnë dorëheqjen nga Klodian Duro

Sport

SUPERLIGA: Mbyllen me këto rezultate takimet, Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria

Sport

SUPERLIGA LIVE: Feronikeli - Drenica dhe Besa - Arbëria, mbyllen pjesët e para

Sport

Superliga Live: Feronikeli – Drenica, Besa – Arbëria