Lajme

Frashër Krasniqi e pyet Mefail Bajqinovcin: Pse i fshive fotot me Aleksandër Lumezin?

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Një debat me temë luftimin e korrupsionit po zhvillohet në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.

Ish-deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, e ka sulmuar Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se në ballafaqim me partitë e tjera nuk ka dërguar ndonjë zyrtar të lartë.

Ai ka thumbuar anëtarin më të ri të VV’së, Mefail Bajqinovci, i cili po merr pjesë në këtë debat.
Krasniqi e ka pyetur Bajqinovcin se pse i ka fshirë nga llogaria e tij në Facebook fotografitë me kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

“S’ka lidhje kjo”, është përgjigjur Bajqinovci, pa pohuar apo mohuar nëse pohimi i Krasniqit qëndron.

Krasniqi, ish-anëtar i VV’së, ka kujtuar se partia që sot udhëhiqet nga Albin Kurti ka protestuar kundër Lumezit.

Bajqinovci ka thënë se Lumezin e ka mik të moçëm. /Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat