Sport

Franca nuk këndellet, tjetër barazim nga ‘trekolorët’

Franca nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Ukrainës.

Në duelin e grupit D, të vlefshëm për kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”, Franca nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj skuadrës së Ukrainës.

Golin hapës e shënoi Ukraina nëpërmjet 22-vjeçarit, Shaparenko, i cili realizoi një eurogol në fund të pjesës së parë që dhe ishte rezultati përmbyllës i asaj pjese.

Në pjesën e dytë Franca reagoi shpejtë, duke barazuar rezultatin përmes Anthony Martial në minutën e 50-të, që njëherit ishte edhe epilogu final i takimit.

Franca realizon kështu barazimin e dytë radhazi pas Bosnës tre ditë më parë, teksa vazhdon të mbetet lidere në pozitën e parë në tabelë me nëntë pikë të grumbulluara, kurse Ukraina pozicionohet e treta me pesë pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Finlanda që gjendet e dyta por që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Postime të ngjajshme
Sport

Shkëlqen Asensio, Real Madridi mposht bindshëm Mallorcën

Sport

Ronaldo kalon Messin si futbollisti më i paguar

Sport

Valon Berisha publikon pamje të rënda të këmbës pas lëndimit

Sport

Lyoni triumfon me përmbysje ndaj Troyes, kjo është nota e Shaqirit pas golit të shënuar