Sport

Fotografitë e Aros me një vajzë? Sqarohet gjithçka nga menaxheri i Kombëtares

Bajram Shala është përgjigjur në pyetjen se çfarë kërkonte vajza në hotel me portierin Arijanet Muric.Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka bërë të ditur se vajza së pari nuk ishte në dhomën e gardianit tonë, madje as nuk kish pije alkoolike.

Në mediet tona vendore ishin publikuar foto, ku Muric shihej në foto me një vajzë në hotelin ku qëndronte Kosova, derisa kishin festuar edhe me disa pije.

Por, Shala ka reaguar duke thënë se portieri nuk do të ndëshkohet dhe se ishte thjeshtë një takim për fotografi. “Me Aro Muricin nuk ka ndodhur asgjë dhe në media është raportuar se kinse vajza është në dhomën e tij të hotelit dhe nuk ka pasur pije alkoolike”.

“Vajza ka qenë aty për të bërë një fotografi dhe nuk ka asgjë për t’u diskutuar e as për t’u ndëshkuar askush”, ka përfunduar ai.Zëdhënësi i Kosovës mbylli konferencën para kohe, duke mos lejuar që Challandes të përgjigjet në pyetjet e tjera, në mënyrë që t’i ikën incidentit që ka shkaktuar para pak ditësh Aro Muri në dhomën e hotelit të tij.

Postime të ngjajshme
Sport

Ka gol në stadiumin 'Fadil Vokrri"

Sport

Përsëri mungon Mezani, Gjilani me trajner të ri kundër Prishtinës

Sport

Prishtina – Gjilani, formacionet zyrtare

Sport

SUPERLIGA LIVE: Prishtina – Gjilani & Trepça ’89 – Ballkani