Sport

Formacioni me transferimet me të dështuara në shekullin e fundit te Man United, përfshirë Sanchez dhe Di Maria

Pavarësisht suksesit të madh në shekullin e fundit, Manchester United ka pasur edhe disa transferime të ‘dështuara’ në afate kalimtare.

Lojtari më i fundit që nuk është duke arritur të këtë ndikim në “Old Trafford”, është mesfushori holandez Donny van de Beek, transmeton lajmi.net.

Van de Beek kaloi te United nga Ajax në vitin 2020 për 35 milionë funte, ku ka zhivlluar vetëm katër paraqitje në 38 ndeshje të Premierligës.

The Sun ka ndërtuar formacionin me transferimet më të dështuara në shekullin e 21-të.

Anders Lindegaard

Lindegaard kaloi pesë vite në klub, duke qenë mbështetës i Edwin van der Sar dhe David de Gea.

Në fakt, thuhet se Lindegaard nuk ishte portier i dobët, por thjeshtë nuk arriti ta zërë vendin në formacionin bazë.

Alexander Buttner

Buttner u tha nga Sir Alex Ferguson si një ndër lojtarët e krahut më të mirë në Evropë, kur nënshkroi në vitin 2012 dhe ishte pjesë e skuadrës që fitoi titullin në vitin 2013.

Pas pensionimit të Ferguson, Buttner u harrua shumë shpejtë dhe pastaj edhe u largua nga skuadra angleze.

Marcos Rojo

Si Rojo zgjati aq shumë te United, askush nuk e di të vërteten. U transferua nga Louis van Gaal në vitin 2014, mbrojtësi kaloi më shumë kohë në spital se në fushë. Por, kur luante, nuk e gjeti ritmin e futbollit anglez.

Bebe

Në vitin 2010, United shpenzoi 7.4 milionë funte për të transferuar Tiago Manuel Dias Correia, i njohur ndryshe si Bebe.

Bebe ishte rekomanduar te Ferguson nga asistenti Carlos Queiro, derisa pastaj tekniku skocez e pranoi se nuk ishte lojtar i nivelit të duhur. Pas kritikave të mëdha, Bebe kaloi në Spanjë.

Morgan Shneiderlin

Schneiderlin zhvilloi mbi 30 ndeshje për United, por nuk kujtohet një paraqitje e duhur. Pasi kaloi disa vite impresionuese te Southampton, kishte ndjenjë se klubi ishte shumë i madh për të. Mbrojtësi dështoi qysh nga dita e parë kur kaloi te skuadra angleze.

Kleberson

Kleberson kaloi në të njëjtën kohë si Cristiano Ronaldo dhe pas disa paraqitjeve të mira në fillim, humbi plotësisht. Nuk ishte asnjëherë të garojë me Roy Keane, Paul Scholes dhe Nicky Butt për vendin titullar.

Wilfried Zaha

Zaha ishte transferimi i fundit i Fergusonit dhe menjëherë u huazua te Palace, që dëshmon se asnjëherë nuk zhvilloi asnjë minutë nën urdhrat e trajnerit legjendar.

Moyes e largoi pastaj, derisa Zaha tani ka treguar nivelin e lartë të sulmuesit që është tani.

Memphis Depay

Lojtar i duhur, kohë e gabuar. Depay nisi një karrierë të shkëlqyer, por nuk e gjeti asnjëherë formën e duhur. Në rast që do ishte nën urdhrat e Ferguson, ndoshta do ishte në formë që është tani te Barcelona.

Angel di Maria

Kishte shumë emocionuese kur u transferua, por asnjëherë nuk gjeti formën. Problemet jashtë fushës nuk ndihmoi, por argjentinasi dhe United asnjëherë nuk u përshtaten.

Tifozët e lanë të tregojnë sa i veçantë ishte kur u rikthye me PSG-në në vitin 2019.

Alexis Sanchez

Çfarë fatkeqësie. Njësoi si Di Maria, një lojtar që asnjëherë nuk u pëlqye në klub. U largua te Inter duke fituar Seria A, por formën që e kaloi te Arsenal asnjëherë nuk e gjeti.

Related posts
Sport

Kalvin Phillips bën zgjedhjen mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit

Sport

Dhjetë klubet me vlerën më të madhe

Sport

Faza e grupeve në Ligën e Evropës përmbyllet sonte: Këto janë 16 ndeshjet, vëmendja në Napoli

Sport

Këto janë skuadrat e kualifikuara në raundin eliminues në Ligën e Kampionëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *