
Nga një pjesë e futbolldashësve vlerësohet se shqiptarët do të duhej të kishin një kombëtare të futbollit.
Përderisa kjo ende mbetet një ëndërr, megjithatë Kosova dhe Shqipëria po bëjnë krenarë shqiptarët me paraqitjet e tyre.
Zeri.info ka përpiluar një formacion të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë me futbollistët më të shtrenjtë nga çdo pozitë, bazuar në vlerën e tyre sipas ‘Transfermarkt’.
Sipas kësaj, në këtë formacion bëjnë pjesë shtatë futbollistë nga Kosova dhe katër nga Shqipëria.
Portier: Thomas Strakosha – 20 milionë euro.
Mbrojtësit: Elseid Hysaj – 14 milionë euro, Berat Gjimshiti – 18 milionë euro, Marash Kumbulla – 27 milionë euro dhe Benjamin Kololli – 1,25 milionë euro.
Mesfushorët: Valon Berisha – 4 milionë euro, Idriz Voca – 2,50 milionë euro dhe Bersant Celina – 4 milionë euro.
Sulmuesit: Arbër Zeneli – 5 milionë euro, Milot Rashica – 12 milionë euro dhe Vedat Muriqi – 17 milionë euro.
Futbollisti më i shtrenjtë nga Kosova dhe Shqipëria vlerësohet qendërmbrojtësi që aktivizohet te AS Roma, Marash Kumbulla, i cili është vetëm 21 vjeçar.