Sport

Formacioni më i mirë i xhiros së tretë në Superligën e Kosovës

Ka përfunduar xhiro e tretë në elitën e futbollit kosovar, BKT Superligë.

Drenica ka shënuar fitore befasuese ndaj kampionit në fuqi të Kosovës, Prishtinës me rezultat 2-1.

Malisheva u ndal në shtëpi, pasi Drita e mposhti 0-1, derisa fitore si mysafirë ka marrë edhe Feronikeli 0-2 në udhëtim te Llapi.

Ballkani dhe Ulpiana kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare, ku në fund portokallinjtë kanë fituar me rezultat 3-2.
Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues u zhvillua në Gjilan, ku Gjilani dhe Dukagjini kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur pa gola 0-0.

Si gjithnjë Telegrafi ka publikuar formacionin më të mirë të xhiros.

Portieri:Florian Smakiqi ka qenë i jashtëzakonshëm në duel me Llapin. Portieri i talentuar ka bërë disa pritje fantastike për t’i dhënë fitoren e parë Feronikelit.
Mbrojtësit:Armend Thaqi ishte vendimtar për Ballkanin, ku mbrojtësi i djathtë shënoi golin e parë në sfidën ndaj Ulpianës, derisa asistoi tek goli i tretë.
Në qendër vijnë Azem Bejta dhe Elton Basriu ku ishin të pakalueshëm për skuadrat e tyre Feronikelin e Dukagjinin, pasi morën pikë në udhëtim duke mos pranuar gola.
Në të majtë vije Arbër Shala i klinasve që bëri një tjetër ndeshje të madhe ndaj ish-skuadrës së tij Gjilanit.

Mesfusha:Behar Maliqi është një veteran në futbollin kosovar, por vitet nuk e pengojnë të bëjë ndeshje të mëdha si ajo ndaj Llapit, ku ishte fantastik si mesfushor duke shkatërruar thuajse të gjitha aksionet e vendasve.

Erjon Vucaj nga Drita zë vend, ku mesfushori nga Shkodra ndryshoi gjithë lojën e gjilanasve pas inkuadrimit në fushë.
Genc Hamiti ishte fantastik ndaj Prishtinës, ku dhuroi një asistim vendimtar, derisa nga Drenica në formacionin më të mirë të javës zë vend edhe braziliani Denisson që shënoi golin e parë për vendasit.

Në krahun e majtë të mesfushës është Dren Gashi i Feronikelit, që shkëlqeu ndaj Llapit dhe shënoi golin e parë.Sulmi:Ardit Tahiri është përsëri vendimtar për Dritën.

Sulmuesi i talentuar u fut në fushë në pjesën e dytë dhe rezultoi vendimtar duke shënuar golin e vetëm që i siguroi tri pikët Dritës.

Trajneri i javës:
Askush nuk e kishte pritur që Feronikeli të marrë tri pikët në udhëtim te Llapi. Por trajneri Faruk Elshani ka përgatitur në mënyrë perfekte skuadrën ku mbylli gjitha hapësirat për vendasit, derisa mori tri pikët e para këtë edicion.

Postime të ngjajshme
LajmeSport

Joshua - Usyk, këtu mund ta shikoni "LIVE" meçin!

LajmeSport

Momenti kur Florian Marku shpallet kampion

LajmeSport

FLORIAN MARKU TRIUMFON PËRBALLË BOKSIERIT UKRAINAS NË LONDËR

LajmeSport

Mbyllet rundi i pestë në ndeshjen Marku – Prodan, këto janë disa nga lëvizjet e menqura të boksierit shqiptar