Sport

Formacioni më i mirë i kombinuar i Argjentinës dhe Brazilit para finales në Copa America

Sot (e shtunë) pas mesnate apo para mëngjesit të se dielës do të zhvillohet finalja e madhe e Copa America 2021 në mes të dy rivalëve të urryer, Brazilit dhe Argjentinës.

Brazili dhe Argjentina janë gati për t’u ndeshur në finalen e zjarrtë e cila pritet të fillojë nga ora 02:00 në stadiumin “Maracana” në Rio de Janeiro.

Dy kombëtaret kanë treguar lojëra të mëdha dhe kanë bindur me cilësitë e treguara deri në arritjen në finale.Lionel Messi në njërën anë dhe Neymar Jr në anën tjetër presin ta ngritin lartë trofeun e tyre të parë në Copa America.

Por, cila kombëtare ka organikë më cilësore dhe lojtarë më të dalluar?Sipas faqes së njohur sportive Sportskeeda, Brazili rezulton me gjashtë lojtarë dhe Argjentina me pesë sosh në formacionin më të mirë të kombinuar të finales.

Danilo, Marquinhos, Thiago Silva, Cesmiro, Everton Riberto dhe Neymar janë zgjedhur nga Brazili, ndërsa nga Argjentina gjenden Emiliano Martinez, Nicolas Tagliafico, Alejando Gomez, Lionel Messi dhe Lautaro Martinez.

Më poshtë keni formacionin më të mirë të kombinuar të finales në Copa America:

Postime të ngjajshme
Sport

Babai i Arbër Zenelit e mohon kategorikisht se ylli kosovar i ka këputur ligamentet

Sport

Ardian Nuhiu se harron ndeshjen kundër Feyenoordit: Ja çka iu thash futbollistëve

Sport

EKSKLUZIVE: KF Onix arrin marrëveshje me ish-lojtarin e Llapit

Sport

Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale