Sport

Formacioni me futbollistët më të mirë që do të mungojnë në Kampionatin Evropian 2020

Të enjten në mbrëmje u mësuan të gjitha Kombëtaret pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Pas përfundimit të katër finaleve të Ligës së Kombeve, Sllovakia, Hungaria, Maqedonia e Veriut dhe Skocia u kualifikuan në “Euro 2020”, shkruan “zeri.info”.

Ndërkaq, edhe shumë Kombëtare të forta nuk arritën të kualifikoheshin në këtë kompeticion.

Tashmë është krijuar edhe formacioni me futbollistët më të mirë që nuk do të luajnë verën e ardhshme në Kampionatin Evropian.

Ky formacion dominohet nga Norvegjia, më pas nga lojtarët e Bosnje e Hercegovinës, si dhe ka vend edhe për Sergej Milinkovic-Savicin e Serbisë.

Në portë është portieri i Sllovenisë, Jan Oblak, derisa në qendër të sulmit është sulmuesi i talentuar, Erling Braut Haaland. /Zeri.info

Postime të ngjajshme
Sport

Edukatë shembullore e skuadrës së Istogut

Sport

Flitej për Milanin, Liverpoolin e Dortmundin, por Rashica ....

Sport

PSG arrin fitore të madhe ndaj Man United – Barça, Juventusi dhe Chelsea kryejnë detyrën

Sport

Barcelona e kalon lehtësisht Ferencvarosin