Sport

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë kundër Lituanisë

Shqipëria sot nga ora 18:00 përballet me Lituaninë një sfidë shumë e rëndësishme për t’u fituar për kuqezinjtë.

Trajneri Reja pritet që të bëjë disa ndryshime edhe në këtë ndeshje. Një prej tyre lidhet me gjasë në rast mungese të Abrashit, ku në vend të tij projektohet një mes Qazim Laçit ose Endri Çekiçit.

Në mungesë të mesfushorit të Freiburg, i cili u dëmtua në fund të sfidës në Kazakistan, mund të mos ketë as ndryshim të formacionit në 3-4-1- 2, por të vijohet me skemën 3- 5-2.

Teksa në portë pritet sërish kapiteni Berisha, në treshen e mbrojtjes, trajneri me gjasë do t’i japë minuta Mihajt në vend të Dermakut dhe treshja plotësohet me Gjimshitin dhe Kumbullën.

Nga krahët, mund të ketë debutim të Albi Dokës në të djathtë dhe Lenjani në krahun tjetër të rikthehet titullar në Kombëtare.Në mesfushë, Bare pritet të konfirmohet dhe përkrah tij Kallaku dhe një mes Laçit ose Çekiçit në rast se Abrashi nuk ia del.

Për sulmin, gjithashtu priten ndryshime.

Vrioni mund të zërë vendin e Manajt dhe përkrah tij të aktivizohet një mes Brojës dhe Seferit.

Postime të ngjajshme
Sport

Prince: Kosova është vend i bukur me njerëz të sjellshëm, nuk kam frikë nga përballja me Dakun

Sport

Rashica në vetizolim

Sport

Gjigantët evropianë interesohen për yllin e Real Madridit

Sport

Jo vetëm italianët, ja çfarë shkruajnë mediat franceze për Mirlind Dakun