Sport

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë për ndeshjen ndaj Kosovës

Maqedonia e Veriut dhe Kosova nesër (e enjte) zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme, me të dy përfaqësueset që po ‘luftojnë’ për një vend në Kampionatin Europian që zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Metro.

Përzgjedhësi i maqedonasve, Igor Angelovski, ka në dispozicion të gjithë futbollistët, me përjashtim të Elif Elmasit të Napolit, i cili ditë më parë ka rezoltuar pozitiv me koronavirus.

Në listën e futbollistëve të ftuar për këtë ndeshje dhe ndeshjet tjera të tetorit, te Maqedonia e Veriut janë grumbulluar gjashtë futbollistë shqiptarë; Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Arijan Ademi dhe Ferhan Hasani, teksa pesë prej tyre pritet të jenë në 11’shen startuese.

Formacioni i mundshëm i Maqedonisë së Veriut për ndeshjen ndaj Kosovës: Dimitrievski; Ristovski, Musliu, Velkovski, Alioski; Ademi, Spirovski; Trajovski, Bardhi, Hasani; Pandev.

Ndryshe, ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës zhvillohet nesër (e enjte) me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Todor Proeski’.

Postime të ngjajshme
Sport

Ramadani: Ja çfarë më kërkoi Prishtina, dhe ja çfarë i premtova unë

Sport

Muharrem Sahiti: Kjo skuadër është zhgënjimi i sezonit

Sport

Arbnor Morina tregon pse humbi Ballkani, ja cili futbollist i 89-shit i pëlqen

Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës