Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës përball San Marinos

Pas gati tre muajsh, djelmoshat e Përfaqësueses së Kosovës do të zbarkojnë sot në fushën e gjelbër.

“Dardanët” do ta zhvillojnë një miqësore kontrolluese me San Marinon në pasditën e sotme.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim nga ora 18:00.Tashmë, “Kosovan Football” ka publikuar formacionin e mundshëm të Kosovës në ndeshjen e sotme.

Në portë pritet të startojë Betim Halimi, derisa mbrojtjen mund ta plotësojnë Destan Bejselmani, Amir Rrahmani, Betim Fazliji dhe Bashkim Ajdini.

Kurse, në mesfushë do të startojnë Lorik Emini, Hekuran Kryeziu dhe Blendi Idrizi.

Ndërkaq, sulmi pritet t’i besohet Zymer Bytyqit, Lirim Kastratit dhe Astrit Selmanit.

Postime të ngjajshme
Sport

Gjilani gati të “bombardoj”, afër marrëveshjes me mesfushorin e njohur

Sport

Nexhipi flet për transferimet te Ballkani

Sport

Gazetari i ‘The Guardian’: Norwich ka transferuar lojtarin më të mirë kosovar

Sport

Lojëra interesante dhe emocione të mëdha dhurojnë fëmijët në garat e “Play-Off-it Nacional”