Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë

Maqedonia e Veriut dhe Kosova nesër (e enjte) zhvillojnë ndeshjen e rëndësishme, me të dy përfaqësueset që po ‘luftojnë’ për një vend në Kampionatin Europian që zhvillohet në verën e vitit të ardhshëm, shkruan Gazeta Metro.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, nuk do të këtë në dispozicion tetë futbollistë. Milot Rashica, Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Idriz Voca, Hekuran Kryeziu, Besar Halimi, Samir Ujkani dhe Bernard Berisha janë mungesat e mëdha te ‘Dardanët’.

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen ndaj Maqedonisë së Veriut: Muric, Vojvoda, Aliti, Dresheviç, Kololli, Berisha, Shala, Celina, Zeneli, Zhegrova, Nuhiu.

Kujtojmë që nëse Kosova arrin që të shënojë fitore, do të kalonte në finale të fazës së ‘play-off’-it, aty ku ‘Dardanët’ mund të takohen me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë dhe fitorja në finale do siguronte pjesëmarrjen historike për në Kampionatin Europian.

Ndryshe, ndeshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës zhvillohet nesër (e enjte) me fillim prej orës 20:45 në stadiumin ‘Todor Proeski’.

Postime të ngjajshme
Sport

Nëntë ndeshje të mbetura, kjo është data kur mbyllet stinori vjeshtor në futboll

Sport

Kryetari i Lipjanit tregon pse Arbëria nuk po mund t’i luajë ndeshjet në stadiumin e qytetit

Sport

Liga e Veteranëve vjen sot me dy super ndeshje

Sport

Situata me COVID-19 por përkeqësohet, kampionati rrezikon ndërprerjen, FFK me mjek shtesë në stadiume