Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Çekinë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Kosovës të shtunën është nikoqire e Çekisë në Fadil Vokrri në ndeshjen e cila është e vlefshme për kualifikueset e Euro 2020

Kosova është pa pesë lojtarë të formacionit startues me Arbër Zenelin, Milot Rashicën, Benjamin Kolollin, Hekuran Kryeziun e Herolind Shalën të cilët janë të lënduar dhe nuk mund ta ndihmojnë Kombëtaren për ndeshjet e shtatori, shkruan Reporteri.net

Mungesat janë të theksuara, por Challandes është duke provuar disa formacione të ndryshme në stërvitjet e mbajtura deri më tani.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova
Challandes ka thënë se nuk do ta ndryshojë sistemin e lojës dhe formacioni kundër Çekisë pritet të jetë 4-2-3-1.

Florent Hadërgjonaj, mbrojtësi i Huddersfieldit që luan në anën e djathtë është duke u provuar nga Challandes si mbrojtës i majtë.

Faza e mbrojtjes pritet të përbëhet nga Vojvoda, Rrahmani, Aliti dhe Hadërgjonaj, derisa mesfusha nga Halimi dhe Berisha.

Fotografia e Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova

Faza ofenzive pritet të përbëhet nga Rashani, Celina dhe Zhegrova, ndërsa qendërsulmues do të jetë Muriqi që është në formë të lartë.

Ky mund të jetë formacioni startues kundër Çekisë:

Muric, Vojvoda, Rrahmani, Haliti, Hadergjonaj, Halimi, Berisha, Celina, Rashani, Zhegrova, Muriqi.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv