Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë

Kombëtarja e Kosovës të enjten zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

Në stadiumin ‘“Tose Proeski”, me fillim nga ora 20:45, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.net.

‘Dardanët’ në këtë ndeshje do të hynë me shumë mungesa, shkaku i lëndimeve dhe situatës me COVID-19.

Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vedat Muriqin, Milot Rashicën, Amir Rrahmanin, Samir Ujkanin, Hekuran Kryeziun dhe Idriz Vocën.

Por, pavarësisht këtyre mungesave, Challandes ka në dispozicion lojtarë të mirë, ku duhet të përzgjedh një formacion fitues.

Formacioni i mundshëm: Muric, Vojvoda, Aliti, Dreshevic, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Postime të ngjajshme
Sport

Këta janë golashënuesit më të mirë pas tetë xhirove në Superligën e Kosovës

Sport

Këtë sezon Ballkani me Dritën po udhëheqin, por ja si dukej tabela e Superligës pas 8 javëve të sezonit të kaluar

Sport

Në mesjavë xhiroja e nëntë, super derbi në Therandë

Sport

Shkëlqeu me 2 gola dhe 1 asist, Berisha merr një notë të madhe për paraqitjen e sotme me Akhmatin