Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Gjeorgjisë

Përfaqësuesja e Kosovës sonte do të vazhdojë me ndeshjet e radhës kualifikuese për “Katar 2022”, shkruan Zëri.info.

Ndeshja që fillon në orën 18:00 do të luhet në “Batumi Stadium”, me Dardanët që shihen si favoritë.

Për këtë sfidë Bernard Challandes do të ketë mungesa si ajo e Arbër Zenelit dhe Edon Zhegrovës që janë të lënduar, derisa Milot Rashica nuk është lejuar të udhëtojë nga Norwich City, pasi Gjeorgjia është në listën e zezë të Britanisë së Madhe në masat anti-COVID.

Përfaqësuesja e Kosovës mund të fillojë me këtë formacion në ndeshjen e sotme: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Dresevic, Halimi, Kastrati, Berisha, Rashani, Muriqi.

Postime të ngjajshme
Sport

Zhegrova reagon pasi i siguroi fitoren Baselit me supergol në “frymën e fundit”

Sport

Prishtina 1-2 Llapi, golat dhe rastet nga ndeshja e zhvilluar sot në ''Fadil Vokrri''

Sport

Golashënuesit më të mirë pas fazës së parë në Superligë

Sport

Broja bën heroin, sulmuesi shqiptar ia siguron fitoren e parë Southamptonit