Sport

Formacioni i mundshëm i Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut, ja kush i plotëson mungesat

Kombëtarja e Kosovës të enjten zhvillon një nga ndeshjet më të rëndësishme në histori të saj.

Në stadiumin ‘“Tose Proeski”, me fillim nga ora 20:45, Maqedonia e Veriut dhe Kosova zhvillojnë ndeshjen gjysmëfinale të Play Off të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” në këtë ndeshje do të hynë me shumë mungesa, shkaku i lëndimeve dhe situatës me COVID-19.

Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Vedat Muriqit, Milot Rashicës, Amir Rrahmanit, Samir Ujkanit, Hekuran Kryeziut dhe Idriz Vocës.

Por, pavarësisht këtyre mungesave, Challandesi ka në dispozicion lojtarë të mirë, ku duhet të përzgjedhur një formacion fitues.

Formacioni i mundshëm: Muriqi, Vojvoda, Aliti, Dresheviqi, Kololli, Berisha, Shala, Zhegrova, Celina, Zeneli, Nuhiu.

Postime të ngjajshme
Sport

Nëntë ndeshje të mbetura, kjo është data kur mbyllet stinori vjeshtor në futboll

Sport

Kryetari i Lipjanit tregon pse Arbëria nuk po mund t’i luajë ndeshjet në stadiumin e qytetit

Sport

Liga e Veteranëve vjen sot me dy super ndeshje

Sport

Situata me COVID-19 por përkeqësohet, kampionati rrezikon ndërprerjen, FFK me mjek shtesë në stadiume