Sport

Formacioni i mundshëm i Anglisë kundër Kosovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Anglisë Gareth Southgate mund të bëjë rotacion në skuadrën e tij për ndeshjen e “Tre Luanëve” kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Anglia synon ta vazhdojë ecurinë pozitive me fitore kur të përballet me Kosovën në “St Mary’s Stadium’ nesër në mbrëmje, shkruan “Express.co.uk”.

“Tre Luanët” nga tre ndeshjet e zhvilluara eliminatore kanë tri fitore, derisa së fundmi kanë mposhtur Bullgarinë me rezultat të thellë 4:0.

Rezultati e vendos skuadrën e Gareth Southgate në vendin e parë të grupit A me nëntë pikë, 14 gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.

Megjithatë, Kosova është e pamposhtur që nga tetori i vitit 2017 dhe i ka fituar dhjetë nga 15 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Dy fitore dhe dy barazime në eliminatoret e “Euro 2020” e kanë renditur Kosovën në vendin e dytë në grup dhe me një mundësi të shkëlqyer për t’u kualifikuar në Evropian.

Anglisë nesër do t’i mungojë dyshja e Manchester Unitedit Jesse Lingard dhe Aaron Wan-Bissaka shkaku i lëndimeve, derisa Kyle Walker nuk është ftuar pavarësisht se ishte i gatshëm.

Kundër Bullgarisë në krahun e djathtë të mbrojtjes startoi Kieran Trippier, por ndaj Kosovës këtë vend do ta mbulojë ylli i Liverpoolit Trent Alexander-Arnold, derisa Tyrone Mings shpreson se do të debutojë.

Mbrojtja do të kompletohet nga Harry Maguire, Michael Keane dhe Danny Rose, derisa në portë do të vendoset Jordan Pickford.

Desclan Rice dhe Jordan Henderson priten të luajnë në mesfushë, derisa prezenca e Ross Barkleyt në mesfushë është në dyshim pas paraqitjes së dobët ndaj Bullgarisë.

Ylli i Chelseat Mason Mount, fantazisti i Leicester Cityt James Maddison dhe mesfushori i Liverpoolit Alex Oxlade-Chamberlain janë alternativat tjera, derisa Jadon Sancho pritet të luajë në sulm përkrah Harry Kane dhe Raheem Sterling.

Formacioni i mundshëm i Anglisë: (4-3-3) Pickford; Alexander-Arnold, Keane, Maguire, Rose; Rice, Henderson, Oxlade-Chamberlain; Sancho, Sterling, Kane.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv