EURO 2020

Formacionet e mundshme: Ukrainë-Angli

Me fillim nga ora 21:00 zhvillohet ndeshja Ukrainë-Angli, e fundit kjo për fazën e çerekfinales Euro 2020.

Stadiumi “Olimpico” i Romës do të jetë nikoqir i ndeshjes së sotme, ku ukrainasit do të synojnë befasinë kundër “Tre Luanëve” të etur për sukses në këtë kampionat evropian, përcjell KosovaPress.

Në rrugëtimin deri në çerekfinale, Anglia ka regjistruar tre fitore dhe një barazim, krahas Ukrainës me dy fitore dhe dy humbje.

Të dy kombëtaret janë përballur shtatë herë, katër fitore ka Anglia, një Ukraina dhe dy herë janë ndarë me barazim.

Mungesa e vetme në këtë ndeshje do të jetë Artem Besedin i Ukrainës, kurse në dyshim për t’u paraqitur janë Bukayo Saka i Anglisë dhe ukrainasi Oleksandr Zubkov.

Formacionet e mundshme:

Ukraina (3-5-2): Bushchan; Zabarnyi, Kryvtsov, Matvienko; Karavaev, Sydorchuk, Shaparenko, Stepanenko, Zinchenko; Yarmolenko, Yaremchuk

Anglia (3-4-3): Pickford; Walker, Stones, Maguire; Trippier, Rice, Henderson, Shaw; Mount, Kane, Sterling

Postime të ngjajshme
EURO 2020

Pesë lojtarë që vlera e tyre u rrit dukshëm pas paraqitjeve fantastike në Euro 2020

EURO 2020

Pritja e tij e stolisi Italinë me trofeun e “Euro2020”, Donnarumma tregon pse nuk festoi pritjen e penalltisë

EURO 2020

Jorginho tregon përse zgjodhi Italinë para Brazilit

EURO 2020

Skuadrat dhe lojtarët me statistikat më të mira në Euro 2020